Mbylli deren dhe nxitoi hapat drejt dhomes se saj.Nuk donte qe gocat qe jetonin me te ta pikasnin dhe te fillonin nje nga ato bisedat e zakonshme, lodhese, te cilave do u pergjigjej ashtu si ndodhte shpesh kohet e fundit, shkurt dhe me fjale te pergjithshme, ne menyre qe te mos u lejonte te kuptonin qe mendja e saj bridhte shume larg prej aty.
Sot R. perseri i kishte telefonuar."Ti je e vetmja me te cilen mund te flas, ti me kupton, me njeh me mire sesa njoh veten.E di qe ke per te mesuar,por te lutem,te lutem kam nevoje te te takoj!"Pas kesaj bresherie fjalesh ajo u kishte hedhur nje sy librave ne skrivanine e saj,"per te mesuar"-thoshte ai, s'e dinte per çfare po fliste, ajo kishte dite qe s'ishte ne gjendje te lexonte asnje fjale."Ok,po vij"-I ishte pergjigjur shkurt, per te evituar bresherine e lutjeve qe do vijonin.E dinte qe ai s'do e linte rehat nese s'do shkonte.
E kishte gjetur ne dhomen e tij, mezi kishte dalluar silueten midis tymit."E mo,ke filluar ha inat me cigaret e" , i kishte thene duke kerkuar te gjente rrugen me te shkurter per te ballkoni,ndersa perpiqej te mos shkelte tavllen plot me mbeturina lufte."Me fal nese te bezdisa"-i kishte thene ai duke ndezur cigaren tjeter,"Jam konfuz dhe...", "...ti je e vetmja me te cilen mund te flas..bla bla bla"-ia kishte kthyer ajo ne tentativen ta bente te buzeqeshte, dhe ne fakt ja kishte dale mbane."Jam bere monoton e?"-kishte pyetur ai duke buzeqeshur."Ehe-i ishte pergjigjur ajo,-ndaj tani qe te me demshperblesh per monotonine tende, hajde dalim, se ketu po me merret fryma.Ajri i paster te ndihmon te kthjellohesh"